Eskobar: Pas zgjedhjeve, perkushtim ndaj integrimit dhe lufte kunder korrupsionit

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriell Eskobar gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarët fokusin kryesor e kishte te Kosova, ndërsa foli edhe për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Eskobar tha se tha se vendi është partner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pret që pas zgjedhjeve në maj të ketë Qeveri, e cila do të jetë e përkushtuar ndaj NATO-s dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Marketing

“Qeveria e kaluar ishte e përkushtuar ndaj anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimit në BE, dhe pritjet tona janë që Qeveria, e cila do të dalë nga zgjedhjet të jetë ngjashëm e përkushtuar ndaj anëtarësimit në NATO, aderimit në BE dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Eskobar, para vizitës së tij në Prishtinë, Vjenë dhe Podgoricë.

Ai shfaqi shpresën se pas zgjedhjeve do të krijohet mundësia për të vizituar edhe Maqedoninë e Veriut, pasi siç theksoi vizita e tanishme në rajon i kushtohet çështjeve aktuale që kanë të bëjnë me Kosovën dhe zhvillimet në Malin e Zi. Në pyetjen nëse propozim rezoluta e Senatit amerikan, me të cilën kërkohen hapja e klasterit të parë negociues me Bashkimin Evropian pa kushte shtesë dypalëshe, paraqet ndryshim të pozicionit të SHBA-së, zyrtari i lartë amerikan, Eskobar theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë anëtare të rëndësishme të NATO-s dhe aleatë të Uashingtonit, dhe për këtë qëllim administrata amerikane dëshiron zgjidhje paqësore të të gjitha çështjeve. Eskobar tha se SHBA-ja angazhohet për vazhdimin e dialogut mes Shkupit dhe Sofjes, të bazuar në fakte dhe të përkushtuar në përcaktimin për ruajtjen e perspektivës evropiane të vendit.

“Morëm konfirmim nga Bullgaria se dëshiron që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e këtyre mundësive, sepse Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidat i barabartë për anëtarësim në BE, tha Eskobar. Sipas tij çështjet e hapura në rajon e rrezikojnë Ballkanin Perëndimor nga përzierja nga jashtë, sidomos nga Rusia, dhe për uljen e rrezikut nga kjo duhet të punohet në tejkalimin e çështjeve të pazgjidhura./Alsat.mk