Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Eskobar në Shkup do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani.
Është paraparë që Eskobar dhe Osmani, pas takimit në MPJ, të kenë edhe konferencë të përbashkët për shtyp.