ESM ofron 48 euro për megavat orë, çmimi 17% më lartë se ekzistuesi

EVN Home si Furnizues Universal i Energjisë Elektrike, në tenderin e sotëm për prokurimin e energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2022, ka pranuar vetëm një ofertë nga SHA ESM.
AD ESM, si ofertues më i favorshëm dhe i vetëm në tenderin përmes ankandit elektronik, i ofroi EVN Home çmimin e blerjes së energjisë elektrike prej 48 euro për megavat orë, për të mbuluar 100% të sasisë totale të planifikuar.
Çmimi i blerjes prej 48 euro për megavat orë për periudhën korrik-dhjetor 2022 është 17% më i lartë se ai i mëparshmi i fituar në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2022), kur AD ESM ofroi çmimin e blerjes prej energji elektrike prej 41 euro për megavat për nevojat totale të planifikuara të EVN Home si Furnizues Universal.
Çmimi i energjisë elektrike EVN Home në periudhën e ardhshme do të vendoset nga Komisioni Rregullator i Energjitikës dhe do të varet nga disa parametra hyrës, si: çmimi me të cilin AD ESM ia shet energjinë EVN Home, çmimi i operatorit të sistemit të transmisionit. MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes .