Espanyoli e ndal me barazim Atletico Madridin, Kumbulla ndër më të mirët

Atletico Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Espanyolit.

Marketing

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytetin spanjoll i takoi xhiros së tretë në La Liga, shkruan Gazeta Express.

Nga minuta e parë luajti qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla i cili u zëvendësua në minutën e 65-të.

Sa ishte në fushë, ai ishte prej më të mirëve me një notë 7.7, me vetëm portierin e Espanyol që pati notë më të lartë.

Pas tri xhirove, Atletico Madridi ka pesë pikë dhe gjendet në vendin e katërt momentalisht.

Në anën tjetër, për Espanyolin është kjo pika e parë e fituar këtë sezon në tri përballje.