Etiketa “hallall” mbi çokollatën zvicerane ndez polemika – disa madje kërkojnë bojkotimin e saj!

Disa konsumatorë në Zvicër dhe jashtë vendit kanë bërë reagime të shumta rreth etiketimit “hallall” në çokollatën e famshme Toblerone.

Marketing

Sipas mediave të huaja, megjithëse u certifikua si hallall në prill, vetëm këtë javë filloi një stuhi e vogël në media sociale – me disa njerëz që thërrisnin për bojkot të çokollatës së prodhuar nga Mondelez në Bernë.

Po sipas mediave, receta Toblerone, e cila ka qenë gjithmonë “hallall”, nuk ka ndryshuar. Por certifikimi relativisht i ri “hallall” e lehtëson eksportin.

Të dielën, një link në tabloidin zviceran Blickexternal nxori një artikull duke shkruar se “Toblerone tani është hallall”.

Media të tjera gjithashtu publikuan lajmin, dhe komentet filluan të shfaqen në mediat sociale.

Njëri ishte nga zëdhënësi federal Partisë Alternativa për Gjermaninë, i cili në Facebook shkroi me ironi: “Nuk ka islamizim – jo në Gjermani e as në Evropë. Prandaj është sigurisht një rastësi e pastër që varieteti i njohur i çokollatës tani është certifikuar si ‘halal’”.

Megjithatë, disa artikuj tjerë në mediat zvicerane minimizuan zhvillimin.

Siç vuri në dukje një link në Nau.chexternal, produktet e tjera si Maggi, kapsulat Nespresso dhe djathi Emmental i Emmit janë gjithashtu të certifikuara nga hallall.