Koment: TetovaSot
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e zhgënjyer nga shuplaka e madhe që i dhanë shqiptarët në zgjedhjet e 15 korrikut, del me teza shumë të rrezikshme antishqiptare, duke i etiketuar shqiptarët si hajna e vjedhës.
Kujdes! Kjo sjellje e papërgjegjshme e politikanëve adoleshentë, mund të sjellë dëme të mëdha e të pariparueshme për imazhin e shqiptarëve në vend dhe kudo nëpër botë, ku do të depërtojnë fyerjet dhe ofendimet e tilla të ulëta e ordinere për “popullin vjedhës shqiptar”.
Shqiptarët kundërshtojnë ashpër këto teza dashakeqe, të cilat burimin mund ta kenë vetëm nëpër qendrat antishqiptare, që synojnë nxirjen e fytyrës të kombit tonë para botës demokratike.
Shqiptarët nuk janë dhe asnjëherë nuk kanë qenë vjedhës të vullnetit politik.
E vërteta e pamohueshme është se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në mënyrë plebishitare vazhdojnë ta mbështesin konceptin politik të Ali Ahmetit, i mishëruar me sakrificën sublime të brezave dhe aspiratën drejt demokracive përparimtare properëndimore. Këtë verdikt e vulosën të gjitha institucionet relevante, duke filluar nga KSHZ, Gjykata Administrative, OSBE/ODIHR dhe të gjitha ekipet vëzhguese në zgjedhje.
Në vend të qëllimeve ogurzeza antishqiptare, edhe njëherë duhet i gjithë spektri politik shqiptarë, të bashkohen rreth idesë fisnike për kryeministrin e parë shqiptarë në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedoninë e Veriut.