Etnika Beqrama artistja që po shkëlqen në skenat botërore

Etnika Beqrama, flautistja e talentuar nga Gjakova, po korr suksese në skenën muzikore ndërkombëtare. E lindur dhe rritur në Gjakovë, Beqrama nisi udhëtimin e saj muzikor në moshën 11-vjeçare dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar një karrierë mbresëlënëse si interpretuese me flaut. Ajo është pjesë e Orkestrës së Simfonisë së Gjakovës dhe ka performuar në vende të ndryshme të botës, duke sjellë përpara publikut të huaj muzikën klasike dhe atë shqiptare.

Marketing

Performanca e saj e parë jashtë vendit ishtë në Basel të Zvicrrës, në mjuzikëllin e parë shqiptar “Arjeta & Gëzimi”, duke vazhduar më tej me koncerte orkestrale, muzikë dhome si dhe solo. Ajo është profesoreshë e flautit dhe solfexhit në shkollë të muzikës në Gjakovë, pjesë e Orkestres Simfonike të Gjakovës si flautiste, bandës frymore në Gjakovë si pikolo flaut, pjesë e grupeve kamertale dhe poashtu udhëheqëse e korit të fëmijëve “Lyra” në Gjakovë.

Duke sjellë përpara publikut të huaj muzikën klasike dhe shqiptare Beqrama thotë që “Çdo koncert është mundësi për të ndarë histori, tinguj dhe ndjenja që kalojnë kufinjtë kulturor dhe prekin shpirtin njerëzor”. Etnika Beqramaj vazhdon të kontribuojë në muzikën klasike dhe të inspirojë brezat e rinj të muzikantëve.
Marketing