Etrit Berisha nënshkruan me ekip të ri

Etrit Berisha ndërroi skuadrën edhe zyrtarisht. Spal nënshkroi edhe zyrtarisht me portierin Etrit Berisha, në huazim me detyrimin për të blerë në kushte të caktuara nga Atalanta. Berisha ka qenë në Itali që nga 2013 në Lazio, pastaj Atalanta, ndërsa tani po nis një aventurë të re me SPAL. 30-vjeçari kohëve të fundit nuk kishte pasur hapësirat e duhura në Bergamo, ku edhe u bë zgjedhja e dytë për Pierluigi Gollini. Skuadra italiane Spal e ka prezantuar Berishën dhe janë shprehur të lumtur që kanë marrë reprezentuesin shqiptar në radhët e veta.

Marketing
Marketing