28/06/2024
Ballina Sport EURO 2024/ Alarmohet policia gjermane, gjendet një çantë e dyshimtë pranë stadiumit...

EURO 2024/ Alarmohet policia gjermane, gjendet një çantë e dyshimtë pranë stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja hapëse

Policia gjermane është alarmuar vetëm pak ora para nisjes së sfidës hapëse të kampionatit europian, ajo mes Gjermanisë dhe Skocisë që do të zhvilllohet në “Allianz Arena” të Mynihut.

Marketing

Një çantë e dyshimtë është gjetur shumë pranë stadiumit ku do të luhet ndeshja, ndërsa është arrestuar një person.

Aktualisht është rrethuar zona ku ndohet çanta dhe po bëhet ekzaminimi.

“Si një masë paraprake, është vendosur një zonë e kufizuar. Çanta tani është duke u ekzaminuar. Gjithashtu mund të ndodhë që dikush nuk e ka çuar në zonën e ventilatorit sepse çanta e shpinës është më e madhe se formati i lejuar A4”, tha zëdhënësi i policisë.

Zona e tifozëve nuk u pastrua plotësisht, por tre nga katër hyrje u mbyllën dhe e gjithë zona u rrethua.