Euro 2024/ Austria mund Poloninë 3-1, një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit

Austria triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin D. Një ndeshje e dominuar nga austriakët, që ishin më kërkues dhe në fund ia dolën të marrin fitoren e merituar.

Marketing

Pjesa e parë u mbyll 1-1, pasi për Austrinë shënoi Trauner në minutën e 9-të, ndërsa Piatek barazoi shifrat në minutën e 30-të.  Në pjesën e dytë Austria shënoi dy herë, me Baumgartner në minutën e 66-të dhe Arnautovic në minutën e 78-të.

Tashmë Austria mban vendin e tretë me 3 pikë, po aq sa edhe Franca me Holandën që do të përballen mes tyre mbrëmjen e sotme në orën 21:00.