Euro 2024/ Kombëtarja do të ketë 3 ndryshime në formacion kundër Kroacisë?

Në orën 15:00 do të luhet derbi ballkanik Kroaci-Shqipëri në Hamburg, ndeshja e dytë e Euro 2024.

Marketing

Tv Klan sjell informacione sa i përket formacionit të Shqipërisë, ku mësohet se trajneri Silvinjo pritet që të bëjë ndryshime.

Silvinjo deri tani është treguar hermetik, por ndryshimet që mund të ndodhin janë Hysaj-Balliu, Ismajli-Ajeti dhe Arbër Hoxha-Taulant Seferi.

Pjesa tjetër e formacionit me shumë mundësi nuk do të preket dhe mbetet e njjëjtë me Italinë.