EURO 2024/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Austri për fazën përgatitore

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Austri, ku do të zhvillojë fazën përgatitore për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Marketing

Më 3 qershor, trajneri brazilian Sylvinho do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët.

Para fillimit të EURO 2024, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy teste miqësore. E para do të jetë ndaj Lihtenshtejnit më 3 qershor dhe katër ditë më pas ndaj Azerbajxhanit.

Sylvinho, pak ditë më parë bëri publike listën me 27 lojtarë që do të grumbullojë në Gjermani për EURO 2024.

Jashtë listës, u lanë futbollistë të cilësuar kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt evropianit, si Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni.