Euro 2024/ Ky do të jetë formacioni i Shqipërisë përballë Italisë sipas “SKY”

Shqipëria do të jetë kundërshtari i parë me të cilin do të përballin forcat “axurrët” e Luçiano Spaletit në 15 Qershor.

Marketing

Prandaj mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë kuqezinjve të trajnerit Sivinjo. Sipas “SKY-it” Shqipëria do të rreshtohet me skemën 4-3-3 përballë Italisë, ndërsa kanë parashikuar edhe formacionin që do të zbresë në fushë. 

Sipas analistëve në “SY”, Silvinjo do të hedhë në fushë që nga minuta e parë për të mbrojtur katërkëndëshin e portës Etrit Berishës, ndërsa para tij në mbrojtje do të luajnë duke nisur nga e majta në të djathtë, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Hysaj.

Sa i përket mesfushës do ta nisin që në minutën e parë Allsani, Ramadanidhe Qazim Laçi në krahë të majtë.

Ndërsa ofensiva formohet nga Asani, Manaj dhe Bajrami.

Shqipëria fillimisht do të testojë veten në miqësoret e qershorit. Kombëtarja do të sfidojë Liechtenstein me 3 qershor dhe Azerbajxhanin, 4 ditë më pas.