Euro 2024/ Pas Bajramit, një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare shkruan histori

Shqipëria pati një paraqitje pozitive në Euro 2024, ku ndonëse ndodhej në “grupin e ferrit”, arriti të dilte me një pikë, pas barazimit me Kroacinë, ndërsa pati performancë të mirë edhe me Italinë dhe Spanjën.

Marketing

Në këtë Europian, Nedim Bajrami hyri në histori për golin më të shpejtë, ndërsa vlerësim të lartë ka marrë edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani. Ky i fundit ka dhuruar 8 pasime kyçe, duke qenë kështu një nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares. 22-vjeçari u aktivizua në të 3-ja ndeshjet, ku luajti minutat e plota. Asllani premton shumë për të ardhmen e skuadrës tonë përfaqësuese, me lojtarin që është në një moshë mjaft të re. Paraqitja e tij në Euro 2024, për lojën që ka bërë, e ka renditur atë në vendin e 7, si lojtarin më vendimtar deri më tani.