Në të 16-at e finaleve Gjeorgjia që mundi Portugalinë do të sfidojë tashmë Spanjën, si fituese e grupit B. Ndërsa vetë Portugalia e Cristiano Ronaldo do të luajë kundër Sllovenisë, edhe kjo skuadër surprizë në daljen nga grupi.
Interesante do të jetë ndeshja Francë-Belgjikë, ndërsa pritësit e finaleve, Gjermania do të luajë me Danimarkën, një skuadër që ka treguar seriozitet në ndeshjet e grupit C.
Një ndeshje me shumë interes pritet ajo mes Zvicrës dhe Italisë. Skuadra e Spalletti u kualifikua me zvarritje ndërsa Zvicra ka treguar energji dhe qartësi në sfidat e saj.
Austria që mundi Holandën luan kundër Turqisë që ka shumë pretendime në këtë edicion.
Tulipanët do të jenë kundër Rumanisë.
Ky edicion i Europianit ka treguar se skuadrat e vogla nuk kanë komplekse ndaj emrave të mëdhenj dhe me futbollin e treguar në fushë kanë qenë superior ndaj tyre.