Euro 2024/ Policia gjermane parandalon 900 hyrje të paautorizuara

Kontrollet e përkohshme të vendosura në të gjithë kufijtë gjermanë për turneun Euro 2024 kanë parandaluar tashmë rreth 900 hyrje të paautorizuara në vend brenda një jave, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Marketing

Fraser i tha se 173 urdhër-arreste ishin ekzekutuar gjithashtu gjatë asaj periudhe. 1 400 hyrje të paautorizuara u zbuluan gjatë kontrolleve midis 7-13 qershorit dhe rreth 900 njerëz u ndaluan të hynin në vend. Gjatë Kampionatit Evropian të futbollit i cili filloi të premten, 22000 oficerë të policisë federale gjermane po vendosen çdo ditë për të garantuar sigurinë.Sipas Faeser, ky është “dislokimi më i madh në historinë e policisë federale”.