Euro 2024/ Rekordi i Bajramit nuk mjaftoi, Italia përmbys 2-1 Shqipërinë

Edhe pse e nisëm mbarë ndeshjen në Euro2024 me golin e Bajramit, i cili shënoi në sekondën e 23’, nuk ka mjaftuar.

Marketing

Italia ka përmbysur rezultatin duke triumfuar ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-1.

Në fund diferencën e bëri edhe një herë tradita e madhe e një përfaqësuese si Italia, e cila ishte dhe mbetet një tabu për Shqipërinë.

23 sekonda për të shkruar historinë, realizuam golin më të shpejtë në një Evropian, por perla e Nedim Bajramit ishte thjeshtë një moment i bukur.

Kujtojmë se në ndeshje zyrtare, Shqipëria dhe Italia, janë përballur mes tyre në katër raste, ku axurët kanë fituar në të katërta rastet.

Gjithashtu, italianët kanë shënuar 7 herë, kundrejt vetëm një goli të Shqipërisë.