Euro 2024/ UEFA merr vendimin, finalja e Europianit do të gjykohet nga një francez

Finalja e madhe e Europianit, mes Spanjës dhe Anglisë, do të gjykohet nga François Letexier. Francezi do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen e 14 korrikut në Berlin.

Marketing

35-vjeçari mban stemën e FIFA-s nga viti 2017, ndërsa ka gjykuar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.

Në Europianin e këtij viti, ai ka drejtuar tre ndeshje: Kroaci-Shqipëri, Danimarkë-Serbi dhe Angli-Gjeorgji. Gjithashtu Letexier ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse, mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Arbitri francez, do të shoqërohet nga dy asistentët bashkëkombës të tij, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa polaku Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari i katërt.

Në VAR, do të jetë gjithashtu në arbitër nga Franca, Jérôme Brisard i ndihmuar nga Willy Delajod dhe italiani Massimiliano Irrati.

Marketing