Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit këtë të premte, pasi të dhënat më të fundit treguan se aktiviteti i biznesit në Eurozonë ra ndjeshëm në nëntor.

Marketing

Sipas të dhënave të bursës, monedha e përbashkët evropiane në një moment tregtohej me 1,0399 dollarë, vlera më e ulët që nga dhjetori 2022, raporton CNN. Agjencia globale S&P njoftoi se indeksi i përbërë i menaxherëve të blerjeve (PMI) në Eurozonë ra nga 50 pikët e tetorit në 48.1 pikë.

PMI është një parametër që përdoret si tregues i aktivitetit ekonomik dhe një rezultat nën 50 pikë tregon se ekonomia është në një gjendje tkurrjeje, pra në rënie të aktivitetit ekonomik.

Të dhënat e nëntorit për aktivitetin e biznesit në Eurozonë nxitën pritshmëritë se Banka Qendrore Evropiane do të ulë ndjeshëm normën referencë të interesit muajin e ardhshëm.

Marketing