Euro2024: UEFA e tregon rrugën për kualifikim e Shqipërisë

Të hënën do të luhen ndeshjet e fundit në grupin B në kuadër të Euro 2024.

Marketing

Nga ky grup, tashmë Spanja e ka siguruar kualifikimin tutje si vendi i parë, ndërsa në garë janë Shqipëria, Italia dhe Kroacia.

UEFA e ka bërë të ditur rrugën se si do të mund të kualifikoheshin secila kombëtare e mbetur në garë.

Sipas UEFA-s, Shqipëria do të kalojë në rundin e 16-të të Euro 2024 si e dyta në grup nëse arrin ta mposhtë Spanjën, kurse Kroacia do të arrinte ta mundte Italinë.

Ndërsa, për kombëtaren shqiptare rrugëtimi në Euro 2024 do të përfundonte të hënen nëse humb apo barazon kundër Spanjës dhe në anën tjetër Kroacia e mund Italinë.

Parashikimet janë bërë edhe për Italinë se si do të mund ta vazhdonte rrugëtimin në Euro 2024, ku sipas UEFA-s, italianët e kalojnë grupin si vendi i dytë nëse shmang humbjen Kroacisë.

Për italianët, rruga në Euro 2024 do të përfundonte nëse mposhtet nga Kroacia dhe Shqipëria e mund Spanjën.

Kurse, skenari për të kaluar tutje në Euro 2024 për Kroacinë parasheh që ata ta mposhtin Italinë dhe Shqipëria të barazojë ose humb nga Spanja.

Ndërsa nuk do të jenë në gjendje për të shkuar më tej në këtë Kampionat Evropian nëse kroatët humbin apo barazojnë ndaj Italisë dhe Shqipëria e shmang humbjen nga Spanja.

Aktualisht, në vendin e parë në grupin B është Spanja me gjashtë pikë, Italia në vendin e dytë me tri, Shqipëria në vendin e tretë me një pikë, aq sa ka edhe Kroacia që është në vendin e katërt.