Euroambasadori Gir: Zgjidhni problemin dypalësh, pastaj fillojmë negociatat

Euroambasadori David Gir nuk komenton retorikat mes politikanëve të RMV-së dhe Bullgarisë. BE mbetet brenda kornizës për zgjerim, ndërsa ideja për fqinjësi të mirë është diçka tjetër, potencoi Gir.

Marketing

“Inkurajojmë edhe RMV-në edhe Bullgarinë të vazhdojnë me angazhimin që t’i zgjidhin problemet mes vete që të mundemi ne t’i fillojmë bisedimet për anëtarsim me RMV-në dhe Shqipërinë. Në raport me deklaratat e ndryshme në të dy parlamentet do t’ju them se ajo është çështje bilaterale që tangon dy palët dhe unë nuk komentoj. Shoh inkurajim në ardhjen e kryeministrit bullgar Petkov” – tha Euroambasadori në RMV, Dejvid Gir.

Marketing