Paritë poltike kanë konsensus për rrugën eurorintegruese të vendit thanë eurodeputetët Ilhan Kuquk dhe Andreas Shider por rekomandojnë vazhdimin e reformave në mënyrë që Këshilli Evropian të bindet për hapje e rrugës për bisedime me RMV-në.
“Procesi kryesor, reformat e vendit shkojnë sipas procedurave demokratike mes arritjes së konsensusit mes partive politike dhe aktorëve tjerë të ndryshëm shoqëror. Transparenca dhe inkluziviteti janë pjesa kryesore në demokracinë parlamentare… Ne duhet të bëjmë reforma procedurale në BE por nëse duam të luajmë rolin gjeopolitk në botë ne duhet të mbajmë hapur derën për shtetet në rajon. Dua ta shof RMV-në udhëheqëse në listën e shteteve kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së.”- tha Ilhan Kuquk, eurodeputet.
“Të gjithë partitë poltike kanë shum qëndrime të përbashëkta dhe kanë konsensus për rrugën evropiane të vendit dhe për atë çka duhet të bëhet në të ardhmen. Ky është mesash i mirë jo vetëm për RMV-në por edhe për BE- në të shohin se ka mënyrë sipas të cilës mund të vazhdohet me reforma.”- tha Andreas Shieder, eurodeputet.
Këto komente eurodeputetët i bënë në takimin e tretë të Dialogut “Zhan Mone” ,që janë bashkëudhëheqës të procesit.