Eurodeputetët dënuan shtyrjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Liderët e grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian njëzëri e dënuan shtyrjen e vendimit që BE-ja të bëjë hapa të reja në procesin aderues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

“Në Ballkan qeveris jostabilitet, ndërsa ne kemi mundur të fusin doza të stabilitetit, sepse kjo është përgjegjësi e jona”, paralajmëroi lideri i grupit të Partisë popullore evropiane në PE, Manfred Veber.

Ai gjatë debatit në Parlamentin Evropian vlerësoi se as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria nuk e kanë marrë perspektivën që e meritojnë.

“Kërkuam shumë prej atyre vendeve, ndërsa tani dera iu mbyll para fytyrës. Po e humbim kredibilitetin dhe kjo është serioze”, porositi Veber.

Ai u shpreh në faktin se të gjithë liderët të cilët vijnë nga Partia popullore evropiane konservative në samitin në Bruksel kanë dhënë mbështetje për zgjerimin, ndërsa presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri holandez Mark Rute, të cilët i takojnë opsionit liberal, ishin “vetë kundër të gjithëve”.

Garsija Peres nga radhët e socialdemokratëve evropianë vlerësoi se zgjerimi mund vetëm të sjell “jetë të re” në BE.

“Pranimi i Ballkanit Perëndimor jo vetëm që do të kontribuojë për stabilitte në rajon, por edhe stabilitet të tërë BE-së”, theksoi Peres.

Lideri i grupit të liberalëve evropianë, në të cilin gjenden edhe deputetët francez nga partia e Makronit, Daçijan Cilos deklaroi se zgjerimi duhet të mbetet në zemrën e politikës së BE-së.

“Nuk mund të mendojmë Evropë të fuqishme, e të mos jetë e hapur ndaj fqinjëve, veçanërisht ndaj atyre të cilëve besojnë në të ndoshta edhe më fuqishëm sesa disa vende anëtare”, shtoi Cipras.

Ai theksoi se “Evropa duhet të mbetet motor i reformave demokratike, ndërsa dera e saj është e hapur”.

Të gjelbrit evropianë kanë pasur ndoshta edhe kritika më të ashpra ndaj presidentit francez për shkak të vendimit për ta bllokuar hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Përfaqësuesi i Të gjelbërve në PE, Filip Lamberts e potencoi përcaktimin e qartë të vendeve nga Ballkani Perëndimor për t’u inkuadruar në BE.

Vendimin që të mos respektohen obligimet e ndërmarra nga ana e BE-së, Lamberts e vlerësoi si “gabim serioz të Këshillit Evropian” dhe kërkoi nga Unioni të bëjë punë reale nëse ekziston vullnet politik për këtë.

“Nëse ju kujtohet, Emanuel Makronin e përshëndetëm si një evropian të madh. Por siç kalon koha, e kuptojmë se nuk është as i madh, as evropian”, konkludoi Lamberts.

Kryetarët ende aktual të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, Donald Tusk dhe Zhan Klod-Junker në fjalimin e tyre të fundit në Parlamentin Evropian theksuan se përçarja e vendeve anëtare rreth hapave të reja në procesin e zgjerimit të BE-së është “gabim i madh”

Marketing