Eurodeputeti bullgar porosi Shkupit: Pa pastruar të kaluarën, nuk ka të ardhme

Deputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Andrej Kovaçev thekson se në marrëveshjen për tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe dallimeve historike midis Shkupit dhe Athinës thuhet se komisioni duhet të punoj në bazë të fakteve, dhe jo mendimeve dhe ideologjisë komuniste.

Marketing

Ai tha se historia e dy vendeve duhet të merret për bazë nga dokumentet dhe arkivat e sakta. Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropian shpreh keqardhje që po zvarritet zgjidhja dhe se nga viti 2017 nuk ka përparime, përcjell INA.

Sipas tij, pozicionimi i Maqedonisë tek sistemi i diktaturës së Titos dhe Kolishevskit, është i dëmshëm. “Ne pa pastruar të kaluarën, nuk mund të shohim drejt të ardhmes”, ka theksuar Kovaçev.

Duke folur për figurën e heroit Goce Dellçev, që Maqedonia e konsideron si revolucionar të saj, Kovaçev thekson se Dellçev ka lindur në qytet me shumicë bullgare në Kukush, nëna dhe babai kanë qenë bullgar dhe kanë respektuar kishën bullgare. Ai ka mësuar në gjuhën bullgare, si dhe ka qenë më pas mësues i bullgarishtes në Shtip.

“Nuk duhet të ketë dyshime rreth përkatësisë etnike të Dellçevit dhe se të gjithë rreth tij kanë qenë bullgar që kanë luftuar për çlirimin e Maqedonisë nga Perandoria Osmane. Më pas Todor Aleksandrov, Vanço Mihajllov kanë luftuar për pavarësinë e Maqedonisë nga okupimi serb”, ka nënvizuar Kovaçev në intervistën për Telma.

Sipas tij, Bullgaria nuk dëshiron që të bëj pengesë në rrugëtimin e Maqedonisë së veriut drejt BE-së.