Eurodeputeti Flekenshtajn për vizitë në Maqedoni

Debat me temë ”European Values for Macedonian Future“ do të mbahet sot në Shkup në organizim të fondacionit “Fridrih Ebert- Zyra në Shkup në kuadër të vizitës zyrtare të deputetit në Parlamentin Evropian, Knut Flekenshtajn.

Marketing

Në debat studentët dhe përfaqësuesit e Organizatava të të rinjve në Maqedoni do të kenë mundësi të ndajnë idetë dhe qëndrimet e tyre për ndikimin në proceset eurointegruese të vendit dhe respektimit të vlerave evropiane dhe të marrin përgjigje në pyetjet.

Në ç’mënyrë anëtarësimi në BE do të kontribuojë në avancimin e standardit jetësor të të rinjve në Maqedoni lidhur me arsimin, punësimin, kulturën, inkluzivitetin dhe pjesëmarrjen në proceset demokratike në nivel nacional dhe lokal? Sa pranimi i vlerave evropiane do të ndikojë në ndërtimin e shoqërisë inter-kulturore pa paragjykime dhe stereotipe në të cilën respektohen dallimet?

Siç ka lajmëruar organizatori, në debat do të ketë paraqitje ministri i Arsimit, Arbër Ademi

Marketing