Eurodeputeti Kovaçev: VMRO dëshiron t’i bashkëngjitet partisë së Orbanit

Pas deklaratave të fundit të shkëmbyera mes zyrtarëve nga vendi dhe atyre nga Bullgaria, eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev që vjen nga radhët e parties GERB dhe e cila është pjesë e Partisë Popullore Evropiane, kërkon që partia ta përjashtojë VMRO – DPMNE-në nga ky grup i partive të djathta të Evropës. Ai deklaroi për mediat bullgare se, Partia Evropiane është e informuar e VMRO-DPMNE-së ndaj Bullgarisë dhe se ekzistojnë opsione për ngrirjen e anëtarësimit dhe largimin e parties.  Ai madje akuzoi partinë maqedonase se, dëshiron me çdo kusht t’I bahskangjitet parties së kryeministrit hungarez Viktor Orban sepse, po largohet nga vlerat e PPE-së.

Andrej Kovaçev, Eurodeputet

“Ata po përpiqen të na provokojnë që ne të jemi fajtorët dhe ata të shkojnë atje ku shkuan me Vuçiqin dhe Orbanin në Kinë dhe Rusi. Kjo është narrativa gjeopolitike. Ne sillemi në një mënyrë shumë të civilizuar dhe evropiane. Ne u kemi zgjatur dorën shumë herë, por me sa duket lidershipi aktual i Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian. Ata kërkojnë një justifikim nga publiku vendas se pse kjo nuk mund të ndodhë dhe arsyetimi është, natyrisht, shpifja ndaj Bullgarisë”.

Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski i është përgjigjur shkurt dhe me ironi paralajmërimit të Kovaçevit.

Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së

Marketing

“Nuk është muaji prill, por kjo do të ishte një shaka e mirë e 1 prillit”.

Hendeku mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon të thellohet, pas vizitës së javës së kaluar të presidentes së vendit në Sofje, ku në takimin me homologun bullgar mungonte flamuri maqedonas. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në vend, të cilat u përcollën me kundër reagime në Sofje.