Eurodeputetja shqiptare kërkon negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Eurodeputetja e Suedisë, Arba Kokalari, e cila është me origjinë shqiptare, ka kërkuar nga shteti i saj që të ndikojë që shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Këtë javë, ministrat e BE-së do të mblidhen për të vendosur nëse BE duhet të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Franca, midis të tjerëve, është frenuese. Suedia duhet të shtyjë ministrat e BE-së që t’i thonë ‘po’ hapjes së negociatave. Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë qeveritë që të zbatojnë reformat demokratike”, thotë Kokalari. Ndonëse jep mbështetje për negociatat, deputetja e Parlamentit Evropian thekson se “asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE-së pa arritur kërkesat për demokraci, luftë ndaj korrupsionit dhe forcim të sundimit të ligjit”.

“BE-ja duhet të rrisë kërkesat për demokracinë dhe të ketë kufij të qartë në atë që aplikohet në shtetet e BE-së. Por BE gjithashtu duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që ato të ndihmojnë vetëveten. Me demokraci të lira dhe të qëndrueshme në Ballkan, ne do kemi një Europë më të lirë dhe të sigurtë”, shprehet eurodeputetja.

Marketing