Eurointegrimet dhe kontesti me Bullgarinë, fokusi i takimit Xhaferi- Saracin

Në sesionin e pasdites të bisedave politike në suazat e vizitës studimore në Bundestag, delegacioni i Kuvendit ka realizuar takim me deputetin special të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Z. Manuell Saracin.

Marketing

“Z. Saracini theksoi se si një deputet i mëparshëm dhe anëtar i Grupit të Bashkëpunimit me Parlamentet e Evropës Juglindore dhe rrjedhimisht, si deputet special për Ballkanin Perëndimor disa herë e ka vizituar rajonin dhe shumë mirë është i njoftuar me politikat publike dhe evenimentet politike në Maqedoninë e Veriut. E potencoi mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë në procesin e eurointegrimeve”, thonë nga qendra për shtyp pranë Kuvendit.

Sipas qendrës për shtyp, Saracini nënvizoi se procesi i hapjes dhe mbylljes së krerëve për anëtarësim në Union është i ndërlikuar dhe i vështirë dhe se me rëndësi të veçantë është që reformat të zbatohen në kohë në sferat konkrete që të lehtësohet procesi i tërësishëm në njërën anë, por edhe si një përfitim për qytetarët e shtetit.

Në takim është biseduar edhe për çështjen me Bullgarinë, bashkëbiseduesit u pajtuan se për momentin është e domosdoshme të gjetet bazë e përbashkët në negociatat me Bullgarinë dhe të ndërmerren hapa të cilat nuk do të kenë për qëllim të ndryshojnë apo korrigjojnë historinë, sepse ajo është pikërisht ajo – histori, e kaluar, a për momentin nevojitet të shihet dhe të punohet për ardhmërinë.

“Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të padyshimtë nga Gjermania, e cila është dëshmuar edhe përmes faktit që sipas treguesve të këmbimit tregtar Gjermania është në vend të parë. Në raport me reformat që janë implementuar në shtet dhe suksesin e tyre – raportet pozitive nga viti 2019 janë shenjë se jemi në rrugë të mirë. Në raport me gjendjen gjeopolitike dhe agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës, Kryetari Xhaferi e theksoi miratimin e Deklaratës me të cilën si shtet e dënojmë agresionin dhe veprimet luftarake në Ukrainë, si edhe bashkëngjitjen ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe harmonizimin e tërësishëm me pozitat e Unionit, edhe pse nuk jemi anëtar i tij. Në këtë kontekst, prej BE-së nuk presim subvencione, por të reflektojë në përputhje me zhvillimin e evenimenteve në Kontinentin Evropian”, thonë nga qendra për shtyp pranë Kuvendit.