Eurointegrimet/ Grubi: Pavarësisht vendimit, ndërtojmë Europën këtu

Maqedonia e Veriut ndan vlerat europiane, si mosdiskriminimi, barazia dhe multikulturalizimi por ato duhet të zbatohen fuqishëm në praktikë. Ishte ky vlerësimi i panel diskutuesve të organizuar nga Civil. Sipas zëvendës kryeministrit, Artan Grubi, propozimi i këtyre vlerave europiane për mosdiskrimin është test edhe për vetë Unionin, nëse i mbyll derën Maqedonisë së Veriut si pasojë e kontestit bullgar.

Marketing

“Se prijësit e Unionit do të jenë politikan të cilët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme ose do të jenë lider të cilët mendojnë për gjeneratat e ardhshme, kjo varet nga ata, ne punën tonë e kemi mbaruar. Nuk do të heqim dorë, do të vazhdojmë ta ndërtojmë Europën në vend, pasi që esenciale është barazia, jodiskriminimi, toleranca që mos të kthehemi në periudhën e dëshpërimit nga dera e përplasur, por të ndërtojmë Europën këtu tek ne.”,- tha ministri për sistem politik, Artan Grubi.
Për të thelluar më shumë bashkëjetesën dhe afrimin midis komuniteteve, Ministria për Sistem Politik nga korriku deri në shtator me aktivitete kulturore do të gërshetojë shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit dhe 30 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas zëvendëskryeministrit Grubi kështu do të zvogëlohet hapësira e ndikimit të luftës hibride me lajme të rreme, të cilat shtojnë ndasitë.