Eurointegrimet, Xhaferi: Deri në qershor të nisin bisedimet

Kryeparlamentari Talat Xhaferi kërkoi nga BE të angazhohet për hapjen urgjente të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Mesazhi I’u përcoll homologut të tij italian Roberto Fiko i cili po qëndron në Shkup, që sipas Xhaferit po ndodh në kohën e duhur kur optimzimi te qytetarët për hapjen e bisedimeve është në rënie.

Marketing

“Theksova që gjatë kryesimit françez me BE-në, e sidomos nga samiti I qershorit për Ballkanin perëndimor, të dërgohen porosi konkrete dhe të qarta deri tek të gjitha vendet anëtare e veçanarisht deri tek Bullgaria, se nisja e bisedimeve midis BE-së me Maqedoninë dhe Shqipërinë është imperativ. Çdo stërzgjatje e mëtejme do të thotë përkeqësim të situatës duke u reflektuar në rrafshin ekonomik, energjetik, të sigurisë dhe politikës.”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Kryeparlamentari I Italisë Roberto Fiko thotë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë parnteri strategjik I BE-së, sidomos me invazionin rus në Ukrainë.

“Muajt në vijim do të jenë shumë të rëndësishëm për mundësinë e hapjes së bisedimeve për afrim drejt BE-së. Konsideroj se nuk duhet që procesi të shtyhet, pasi kjoë shtë ëndrra juaj, që vendi të hyjë në BE. Ne si europianë nuk mund të zhgënjejmë këtë ëndërr. Italia do të bëj gjithçka që mundet, të punojmë me partnerët tanë europianë që të vijë deri tek nisja e vërtetë e bisedimeve për anëtarësim në BE.”, tha Roberto Fiko, kryetar i parlamentit Italian.

Për përforcimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve dhe avancimin e procesit eurointegrues të vendit, në Itali do të vijojë nënshkrimi i protokollit ndërparlamentar për veprim në më shumë fusha.