Europa League, zbulohen kundërshtarët e skuadrave shqiptare

Hidhet shorti i Europa League në Nion të Zvicrës. Sikurse në Champions League, edhe sfidat e Europa League do të luhen me një takim të vetëm, që do të zhvillohet më 27 gusht, me fituesit që kalojnë në raundin e dytë kualifikues.

Marketing

Por kush do të jenë kundërshtarët e skuadrave shqiptare?

Kukësi nënkampion i Shqipërisë, do të luajë kundër bullgarëve të Slavia Sofia, në raundin e parë kualifikues të Europa League.

Teuta, fituesja e Kupës, do të përballet me izraelitët e Beitar Jerusalem, ndërsa Laçi do të ketë përballë skuadrën Neftçi nga Azerbajxhani,

Kukësi do ta luajë ndeshjen e vet në “Air Albania”, ndërsa Laçi dhe Teuta do të duhet të udhëtojnë për në Azerbajxhan dhe Izrael për të provuar kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.