Europa shënon rekord të temperaturave të larta, paralajmërimi i ekspertëve

Evropa Perëndimore është përballur këto ditë me një valë rraskapitëse të të nxehtit, ndërsa zjarrëfikësit u përballën me zjarre të reja.

Marketing

BBC shkruan se Mbretëria e Bashkuar, e karakterizuar për klimën e butë, për herë të parë regjistroi temperatura më shumë se 40C.

Gjermania po ashtu shënoi ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani, ndërsa në Portugali u rrit numri i vdekjeve pas ditëve të nxehta.

Teksa zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin, Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (ËMO) paralajmëroi se situata do të përkeqësohet.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike. “Në të ardhmen këto lloj valë të nxehti do të jenë normale dhe ne do të shohim ekstreme edhe më të forta”, tha shefi i WMO Peterri Taalas.

Përveç temperaturave rekord në Britaninë e Madhe, shërbimet zjarrfikëse deklaruan incidente të mëdha të shkaktuar anfga zjarret.

Një zjarr i madh në Wennington, në lindje të Londrës, ka djegur shtëpitë. Banorët që duhej të evakuoheshin i thanë BBC-së se rreth tetë shtëpi dhe ndoshta një kishë lokale ishin shkatërruar nga zjarri, ndërsa një zjarrfikës në vendngjarje e përshkroi situatën si “ferr absolut”.

Në Francë, 64 zona të ndryshme regjistruan temperatura rekord të hënën. Jugperëndimi i vendit ka shënuar zjarret më të mëdha në më shumë se 30 vjet. Që nga 12 korriku, zjarret kanë përfshirë më shumë se 20,300 hektarë (49,400 hektarë) të rajonit të verës Gironde. Gati 37,000 njerëz duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në Belgjikë, një vatër zjarr shpërtheu në resortin belg De Haan, duke djegur disa automjete. Por pas vapës, vendi tani po përgatitet për stuhi që mund të çojnë në 20-30 mm shi në disa rajone, raporton gazeta Le Soir.

Paralajmërimet e motit janë ende në fuqi në Gjermani pasi vala e të nxehtit vazhdon të lëvizë në veri dhe lindje.

Të martën, vendi regjistroi ditën e tij më të nxehtë të vitit 2022. Shërbimi kombëtar i motit regjistroi 39.5C në qytetin perëndimor të Duisburgut. Holanda gjithashtu arriti të njëjtin nivel prej 39.5 gradë Celsius në Mastriht, thanë sinoptikanët.

Temperaturat në Portugali janë ulur ndjeshëm. Megjithatë, më shumë se 1000 vdekje të lidhura me temperaturat e larat janë regjistruar që nga java e kaluar.

Zjarret janë bërë tashmë të zakonshme pas regjistrimit të temperaturave ekstreme në të gjithë Evropën. Spanja qendrore dhe veriperëndimore gjithashtu është shkatërruar nga zjarret.

Shërbimi i monitorimit Copernicus – pjesë e programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës – tha se emetimet totale të karbonit nga zjarret midis qershorit dhe korrikut janë më të lartat e vërejtura në Spanjë për periudhën që nga viti 2003.