“Shkalla e trafikut të drogës, e atribuar këtij rrjeti është gjigante, me një aktivitet të raportuar në tre kontinente. Gjatë operacionit të koordinuar mes dy agjencive tona, u kryen rreth 100 kontrolle në të gjithë Europën, me në fokus krerët dhe bashkëpunëtorët e këtyre organizatave kriminale.”
Po këtu u ndaluan dhe 7 persona të tjerë e u sekuestruan objekte luksi me vlerë mbi 500 mijë euro, si dhe pasuri të paluajtshme. Rrjeti ishte i strukturuar ne forme biznesi, me grupe të ndryshme kriminale dhe ndërmjetës që punonin së bashku përtej kufijve për të kontrolluar të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës, nga organizimi i dërgesave të mëdha e deri te shpërndarja anekënd Europës e më gjerë.
I lidhur dhe me organizata të mëdha të trafikut të drogës jashtë BE-së, ai operonte në Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Francë, Gjermani dhe Sllovaki. Ngarkesat e drogës janë gjetur në mënyrë të veçantë të fshehura në anije dhe kamionë.