Eurostat: Duhani dhe alkooli më lirë në Maqedoni

Sipas statistikave të Eurostat, Maqedonia është vendi më i lirë se çdo vend tjetër i Evropës, për sa i përket çmimeve të akoolit dhe duhanit. Përveç këtyre, Maqedonia llogaritet si e lirë edhe për veshmbathje dhe ushqime. Hulumtimi është bërë gjithsej në 36 vende të cilat janë anëtare të BE-së dhe EFTA-s. Si vende më të shtrenjta janë ranguar vendet si Zvicra, Norvegjia dhe Luksemburgu. Në vendet anëtare të BE-së, Romania llogaritet si vend i shtrenjtë për ushqim dhe pije joalkoolike, ndërsa Bullgaria rangohet si e shtrenjtë për duhan, veshmbathje dhe pije alkoolike.

Marketing