Eurostat: Ja sa banorë ka Maqedonia

Maqedonia në janar të vitit 2018 ka pasur 2.075.300 banorë kundrejt 2.073.700 në periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, tregojnë rezultatet nga hulumtimi për popullatën që e publikoi Zyra statistikore e BE-së, Eurostat.

Marketing

Maqedonia nuk ka zbatuar regjistrim të popullsisë nga viti 2001. Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski para pak kohësh në një intervistë për MIA-n paralajmëroi se regjistrimi i ri i popullsisë do të zbatohet në vitin 2020 prej datës 1 deri më 21 prill.

Sipas Eurostatit, vlerësimi është se Bashkimi Evropian në janar të vitit 2018 ka pasur 512,6 milionë banorë. Rritja e popullsisë prej 1,1 milionë banorë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar është falë migrimit, sepse është vërejtur numër më i madh i të vdekurve se i të sapolindurve. Gjermania është vendi më i banuar në BE me 82,9 milionë banorë. Vijojnë Franca me 67,2 milionë, Britania e Madhe me 66,2 milionë banorë, Italia me 60,5 milionë, Spanja 47,7 milionë dhe Polonia me 38,0 milionë banorë.

Marketing