Një raport i Eurostat nxjerr në pah faktin se Maqedonia në vitin 2017-të ka pasur 522 policë për 100.000 kokë banori. Në këtë mënyrë vendi radhitet i treti me numrin e policëve. Më shumë policë ka në Serbi (620) dhe Qipro (573).
Pas Serbisë, Qipros dhe Maqedonisë radhitet Malta me (505), Greqia (492), Letonia (450). Nga vendet e rajoni Turqia ka (380), Bullgaria (335), Rumania (260).
Ndërsa, vendet që kanë pasur pak policë për 100.000 kokë banori janë Finlanda (14), Danimarka (18), Hungaria (90).