Evazioni fiskal, qytetarët: Nuk e kërkojmë llogarinë fiskale

Lidhur me publikimin e të dhënave nga ana e Drejtorisë së të Hyrave Publike që buxheti I shtetit është dëmtuar si rezultat i mosdhënies së llogarive fiskale gjatë blerjes së artikujve, TVM2 në terren realizoi disa anketa me qytetarë. Gjatë anketimit ata thonë që llogaritë fiskale duhet të jepen rregullisht gjatë blerjes së artikujve, por ndodh shpesh që të njejtat të mos jepen. Madje qytetarët shtojnë se të njejtat nuk kërkohen nga ana e blerësit, vetëm për shkak të shprehisë që kanë krijuar.

Marketing

“Na japin gjithonë llogarinë fikale edhe nese nuk na japim nuk e kërkojmë”…

“Shpeshëherë më ka ndodhur që mos të ma japin. Nga shprehia na ka ngelur dhe nuk e kerkojmë llogarinë fiskale”…

“E japin, nuk më ka ndodhur, por edhe nese nuk na I kanë dhenë nuk e kemi kerkuar të jem I realt”, thanë qytetarët.

Ekpertët ekonomik për TVM2 thonë që evazioni fiskal rëndon koston e jetës së qytetarëve, dhe gjëja e vetme e cila mënjanon këtë dukuri është vetëm përmes rrespektimit të ligjit nga ana e insitucioneve.

“Evasion fiksal mbështet edhe nga institucionet jofunksionale. Nuk mund të ketë evazion fiskal nese institucionet funksionojnë sipas ligjit. Aj qe humb eshte buxheti I shtetit. Evazioni fiskal nuk mund të egzistojë nese institucionet e vendit funksionojnë ligjërisht. Por një shoqëri moderne siç pretendojmë të jemi, aq me pak një shoqëri e cila pretendon të jetë anëtare e Unioit Europian, nuk goxon që të lejojë të egzistojë ekonomi joformale, gjithcka duhet të evidentohet, duhet të ketë obligime tatimore fiskale”, tha Sami Bislimi, ekspert ekonomik.

Mosdhënia e llogarive fiskale janë keqpërdorimet më të shpeshta në vendin tonë. Vitin e kaluar, nga 7148 kontrolle për fiskalizim, tek 826 janë konstatuar paregullsi, këtë vit, vetëm për dy muaj janë zbuluar 215 parregullsi.

Ministria e Financave dhe drejtoria e të Ardhurave Publike, janë duke punuar në në drejtim të realizimit në praktikë të paralajmërimit për kthimin e TVSH-së nga 1 korriku I këtij viti. Nëpërmjet kësaj mase qeveria synon që të ulë ekonominë e zezë.

Marketing