Everton fuqishëm kundër Superligës Evropiane

13:04 | 20 Prill 2021

Marketing

Skuadra angleze, Everton ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke konfirmuar se janë kundër Superligës Evropiane.

Klubi nga Liverpool e ka parë të paarsyeshëm vendimin e gjashtë klubeve të Premierligës që t’i bashkohen Superligës Evropiane, përcjellë lajmi.net.

Everton në komunikatë shkruan se është zhgënjyer nga vendimi i gjashtë klubeve që ka disrespektuar tabelën e Premierligës për interesa të tyre.

Ndërkohë, UEFA dhe FIFA mbesin kundër Superligës Evropiane dhe i kanë ‘kërcënuar’ klubet e përfshira se do t’i përjashtojnë nga të gjitha garat dhe që lojtarët nuk do lejohen t’i përfaqësojnë Kombëtaret e tyre./Lajmi.net/