Everton dhe Marco Sila kanë ndarë rrugët.
Vala e shkarkimeve e ka kapur edhe trajnerin e Everton, Marco Silva, i cili këtë mbrëmje ndanë rrugët me skuadrën nga qyteti i Liverpulit, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Everton ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin portugez Silva, pas rezultateve negative të skuadrës.
Nuk dihet akoma se kush do ta zëvendësojë strategun portugez, i cili pritej me shumë bujë, por nuk regjistroi rezultatet e pritura.
Shkarkimi i Silva vjen pikërisht para ndeshjes që Everton e luan me Chelsea, dhe pas humbjes së pësuar nga rivali lokal Liverpool.