EVN donacion me pajisje mjekësore për „Spitalin e Qytetit – Shkup“

EVN Maqedoni bëri donacion 13 perfuzues dhe pompa infuzioni për repartin e kujdesit intensiv të Spitalit të Qytetit Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjikale „Sv. Naum Ohridski“ nga Shkupi. Këto pajisje mjekësore shfrytëzohen për dozim adekuat dhe preciz të medikamenteve te pacientët e kujdesit intensiv. Në mënyrën bashkëkohore të trajtimit, këta aparate janë të nevojshme gjatë kontribuimit për shërim më të suksesshëm të më shumë pacientëve. Për prokurim të perfuzuesve, EVN ndau 10 000 euro.
„Falënderime të veçanta për EVN që realizon një donacion të tillë gjatë kohës së situatës aktuale me korona virusin, kur klinika jonë përveç pacientëve të saj po pranon edhe të gjithë pacientët që duhet të trajtohen kirurgjikalisht nga ana e qendrave të tjera ku shërohen të infektuarit me virusin. Pikërisht këta perfuzues janë të nevojshëm për trajtim adekuat të pacientëve në njësinë për kujdesin intensiv në spitalin tonë“, deklaroi drejtori i klinikës, d-r Ljuben Arsenkov.
EVN gjatë 6 muajve të fundit ka mbështetur më shumë projekte dhe iniciativa në sistemin e shëndetësisë të vendit. Përveç donacionit në Spitalin e Qytetit, është realizuar dhe donacion prej 200 000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të menaxhimit me korona virusin. Me anë të donacionit prej 10 000 euro, EVN realizoi lidhjen në rrjetin energjetik të spitalit të ri mobil, ndërsa ndau dhe 60 000 euro për pastrues të ajrit dhe makina respiratore për foshnjet.

Marketing

Marketing