EVN: Është ndriçuar shtëpia për të moshuarit në Prilep

Në kuadër të programit “EVN Vullnetarizon” një grup punonjësish nga EVN Maqedoni këto ditë e kalojnë kohën e tyre të punës duke instaluar mbi 100 LED llamba në Shtëpinë për të Moshuarit “Kire Krsteski – Pllatnik” në Prilep. Llambat u siguruan nga Ministria Federale Austriake e Çështjeve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe të Drejtave të Konsumatorit me mbështetjen e OJQ -së Grupi Lokal i Aksionit “Agro Lider”. Aksioni është planifikuar të realizohet nga 27 deri më 29 shtator.
Në ditën e parë vullnetare mori pjesë ambasadori i Republikës së Austrisë në Shkup – z. Georg Vucas, atasheu austriak i Ministrisë Federale të Çështjeve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe të Drejtave të Konsumatorit – z. Harald Fuger, Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni – z. Shtefan Peter, si dhe përfaqësues të GLA “Agro Lider” dhe përfaqësues të OJQ -ve austriake.
„EVN është një kompani aktive në prodhimin e energjisë së gjelbër. Përveç kësaj, EVN ka programe për angazhimin dhe punësimin e të rinjve dhe gjithashtu kujdeset për të mundësuar përfshirjen e të moshuarve përmes projekteve të tilla“ tha ambasadori austriak. z. Georg Vucas.
Atasheu i Ministrisë Federale të Çështjeve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe të Drejtave të Konsumatorit – z. Harald Fuger shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin midis institucioneve që e bënë të mundur këtë projekt. “Projekti për instalimin e ndriçimit LED në shtëpinë për të moshuarit në Prilep kontribuon në përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë shtëpi, e njëkohësisht edhe për realizimin e “Agjendës së Gjelbër”.”
Kjo është hera e dytë që punonjësit e EVN -së vullnetarizojnë në shtëpinë për të moshuarit “Kire Krsteski – Platnik” në Prilep. Gjatë aksionit të parë, vullnetarët rinovuan dhe riparuan dritaret në mënyrë që të siguronin një shtëpi më të ngrohtë për banorët.
“Trashëgimia më e madhe që mund të lëmë pas është shembulli që kemi dhënë përmes veprimeve tona. Qëllimi i “EVN Vullnetarizon” ishte pikërisht ky, për të ngritur vetëdijen tek qytetarët dhe kompanitë në të gjithë vendin se të gjithë ne jemi në gjendje të vullnetarizojmë për diçka dhe të bëjmë ndryshimin. Projektet më të rëndësishme janë ata që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve si dhe mjedisit.” tha kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter i cili ka vullnetarizuar disa herë përmes këtij programi.

Marketing

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve, z. Miki Krstev falënderoi për bashkëpunimin e frytshëm dhe donacionin, ndërsa zonja Marina Tosheska nga GLA “Agro Lider” foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës.
“EVN Vullnetarizon” është realizuar në të gjithë vendin që nga viti 2017. Programi deri më tani ka fituar dy Çmime Kombëtare për Praktikat më të Mira me Përgjegjësi Shoqërore në Maqedoni. Duke përfshirë aksionin e fundit, janë realizuar gjithsej 51 aksione me mbi 500 pjesëmarrës, të punësuar në EVN Maqedoni.
Mundi i vullnetarëve të kompanisë është i drejtuar kah rinovimi i shkollave, kopshteve dhe institucioneve për kujdesin e kategorive të veçanta të qytetarëve, riparimi i instalimeve elektrike të dëmtuara, rregullimi i zonave të gjelbra publike, pastrimi dhe përzgjedhja e mbeturinave, organizimi punëtorive edukative për fëmijët , transferimi i njohurive, gatimi dhe të ngjashme.