EVN Maqedoni edhe këtë vit vazhdon me projektin “EVN Vullnetarizon”

Punonjësit e EVN realizuan punë vullnetare në shkollën për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me dëmtim të shikimit “Dimitar Vllahov” – Shkup

Marketing

10.03.2023, Shkup : EVN Maqedoni përmes programit “EVN Vullnetarizon” edhe këtë vit vazhdon t’i mbështesë punonjësit e saj gjatë realizimit të aktiviteteve vullnetare për të mirën e komuniteteve. Një grup i vullnetarëve të EVN, orët e punës së ditës së sotme i përkushtuan në realizimin e aksionit vullnetar në shkollën shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me dëmtim të shikimit “Dimitar Vllahov” – Shkup, ku i instaluan LED llambat e nevojshme në hapësirat e objektit.

Me ndriçimin e ri të shkollës do të lehtësohet lëvizja dhe orientimi i nxënësve dhe do të ju përmirësohen kushtet për mësim dhe kryerje të detyrave të shtëpisë dhe obligimeve të tjera. Instalimi i LED llambave do të kontribuojë dhe në kursimin e energjisë elektrike të shkollës shtetërore “Dimitar Vllahov”, që është një nga qëllimet kryesore strategjike të institucioneve në Maqedoni në kohë të krizës energjetike.

“EVN Vullnetarizon” filloi gjatë verës së vitit 2017. Deri më tani janë realizuar 54 aksione vullnetare me mbi 600 pjesëmarrës. Programi është unik për faktin që mundëson zgjidhje sistematike të vullnetarizmit në kompani, nga të menduarit e deri te realizimi i ideve. Punonjësit kanë mundësi të realizojnë aksion vullnetar gjatë orarit të punës në cilindo lokacion të shtetit.