EVN Maqedoni fitoi shpërblim për prezantimin e teknologjive të avancuara, digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër

Në manifestimin e 102 vjetorit të ekzistencës së Odës Ekonomike, EVN Maqedoni
mori çmim për përpjekjet e vazhdueshme për prezantimin e teknologjive të avancuara, digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër.
Oda Ekonomike u ndau çmime kompanive dhe individëve më të suksesshëm për arritjet dhe kontributin e tyre në progresin ekonomik të vendit.
Çmimet u ndanë në kategoritë ‘Çmim për veprimtari afatgjatë të Odës’, ‘Çmim i Odës për ndërtimin e partneriteteve, forcimin e marrëdhënieve dhe veprime të përbashkëta në ndërtimin e një ekonomie të begatë maqedonase’ dhe ‘Çmim për futjen e teknologjive të avancuara, digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër’.
Gjatë periudhës së kaluar, EVN intensivisht i është përkushtuar digjitalizimit të shërbimeve për konsumatorët, si dhe proceseve të punës. Me këto investime, përveç modernizimit, efikasitetit dhe efektivitetit në punë, kompania po përmirëson vazhdimisht shërbimet e saj duke plotësuar nevojat e konsumatorëve. Në kuadër të veprimtarisë, në mënyrë aktive po bëhen edhe investime në burimet e rinovueshme të energjisë elektrike, si një angazhim afatgjatë për një të ardhme të qëndrueshme të energjisë së gjelbër.

Marketing