EVN Maqedoni ndërtoi centralin e parë fotovoltaik nga panele të dyanshme në Maqedoni

Centrali i parë fotovoltaik në vend, i cili njëkohësisht prodhon energji elektrike nga Dielli dhe reflektimi i dritës u instalua në Negotinë nga ana e EVN Maqedoni. Ky central është pjesë e teknologjive më bashkëkohore botërore, i krijuar nga të a.q. panele bifaciale të cilat në pjesën e sipërme e akumulojnë dritën direkte të Diellit, përderisa në pjesën e poshtme e akumulojnë reflektimin e dritës nga materiali reflektues i vendosur nën panelet. Ky central u ndërtua në periudhë rekord prej më pak se 4 muaj.

Marketing

Me rastin e hapjes së centralit, të pranishëm ishin z. Zoran Zaev – Кryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë dhe z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

„Ky central fotovoltaik është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm në mes sektorit publik dhe privat. Jemi krenarë që kompania jonë investon në projekte të hartuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe veçanërisht zvogëlimin e ndotjes. Për më pak se 4 muaj periudhë rekord, arritëm të bëjmë ndryshim pozitiv në drejtim të ardhmërisë më të mirë energjetike të vendit si dhe për shëndetin e qytetarëve tonë.“ tha z. Peter.

Ministri i Ekonomisë, z. Bekteshi foli për rëndësinë e investimeve në pjesën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbështetjen e vazhdueshme që merret nga EVN për të arriur këta qëllime.

„Ministria e Ekonomisë, si ministri kompetente për politikat e energjetikës, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështesë aktivitete për promovim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe promovim të efikasitetit energjetik, me qëllim të realizimit të qëllimeve të caktuara për pjesëmarrjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, të përcaktuara në dokumentet strategjike në drejtim të arritjes së qëllimit kombëtar të kursimit të energjisë“ deklaroi z. Bekteshi.

Ky projekt u realizua në kuadër të strategjisë për prodhim të „Energjisë së gjelbër“ nga ana e Qeverisë.

  1. Zoran Zaev – Кryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi strategjitë e Qeverisë për zhvillim të vazhdueshëm të sektorit të energjetikës, e veçanërisht pjesën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë elektrike.

„Është nder dhe kënaqësi për mua që sot jemi këtu në promovimin e centralit të parë fotovoltaik të EVN Maqedoni. Ju përgëzoj për këtë investim, për këtë projekt të realizuar me sukses në kuadër të thirrjes publike të Ministrisë së Ekonomisë. Energjinë Diellore e kemi në sasi të mëdha, ne jemi vend me 280 ditë me diell në vit dhe me „pik të energjisë Diellore“ të cilësisë më të lartë “ tha z. Zaev.

Centrali bifacial fotovoltaik i EVN Maqedoni në Negotinë, është i ndërtuar nga 4416 panele me fuqi prej 335 W, përkatësisht fuqi të instaluar prej 1479 kW dhe ka kapacitet prej 2,1 GWh për prodhim vjetor të energjisë elektrike prej burimeve të ripërtëritshme të energjisë elektrike.

EVN është kompani me përgjegjësi shoqërore e cila në vazhdimësi ndërmer hapa konkrete për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Veçmë 15 vite, EVN investon në ndërtimin e hidroelektranave me qëllim të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme, e paralelisht bën kampanja masovike për efikasitetin energjetik nëpër të gjithë vendin.

Marketing