EVN Maqedoni, tabletë për nxënësit e shkollës “Mihajllo Pupin”

EVN Maqedoni iu dhuroi kompjuterë tablet nxënësve, nga Shkolla e Mesme Elektroteknike, Mihajlo Pupin. Kompjuterët tablet do t’i përdorin nxënësit e paraleleve të EVN-së në Shkup dhe Gostivar. Me këtë gjithashtu ka filluar aplikimi i platformës së mësimit dixhital, donacion nga Zvicra. Platforma dixhitale do të lehtësojë shumë mësimin e nxënësve, pasi librat e shtypur do të zëvendësohen me kompjuterë tablet, thonë përfaqësuesit e EVN-së.

Marketing

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, fëmijët do të mësojnë në këtë platformë dixhitale Kanvas, e dhuruar nga Konfederata Zvicerane. Edhe softueri më i mirë nuk është asgjë pa harduer, EVN është një kompani e përgjegjshme, ajo ka dhuruar qindra tableta, që tashmë përdoren në shkollën Mihajlo Pupin, dhe në javët e ardhshme edhe në shkollën në Gostivar”-pohoi Shtefan Peter, president i bordit drejtues “EVN“

Me EVN Maqedoni përveç në Shkup, këtë vit shkollor, 2019/2020 kemi filluar bashkëpunimin në komunën e Gostivarit, në shkollën e mesme teknike, ku çdo javë marrim reagime pozitive nga procesi arsimor, që po zhvillohet edhe atje sipas shembullit të shkollës “Mihajlo Pupin”-tha Arber Ademi, ministër i Arsimit.