EVN Maqedoni,filloi javën e donacioneve të Vitit të Ri

Javën e fundit të vitit EVN Maqedoni e përkushtoi për donacione të fundvitit. Pakove të fundvitit ju gëzuan fëmijët e familjeve në rrezik social dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, fëmijëve dhe familjeve nga Shkupi, Strumica, Manastiri, Gostivari, Kumanova, Kërçova dhe Shtipi u janë ndarë 500 pako të Vitit të Ri.

Marketing

Siç thuhet në kumtesë, nën moton “Të ndajmë lumturi”, EVN dhe Kryqi i Kuq i organizuan këto evenimente humanitare në më shumë qytete të vendit, ndërsa evenimenti qendror u mbajt në Shkup në sallën “Dare Xhambaz”. Mbi 200 fëmijë morën dhurata nga Gjyshi Dimër dhe ndoqën shfaqje të Vitit të Ri nga ekipi i aktorëve të Snezhana Konevska Rusi.

“Bashkëpunimi i EVN me Kryqin e Kuq si zakonisht e arrin kulminacionin gjatë festave të fundvitit. Nga pikëpamja e më të rinjve, këto pako kanë rëndësi të veçantë sepse pa to festat e fundvitit nuk janë të kompletuara. Vetë dhënia e dhuratave na mëson ne të rriturit për rëndësinë e rolit që e luajmë në botën e fëmijëve, ndërsa kjo botë patjetër të jetë e mbushur me dashuri dhe gëzim. Fëmijët mësojnë më shumë nga shembujt që ua japim nëpërmjet veprave tona, sesa nga ajo që mundohemi t’i mësojmë me fjalë. Prandaj, jemi përgjegjës që në këta çaste të dhurojmë, që t’i mësojmë për dashurinë dhe bujarinë“ tha Lençe Karpuzovska, EVN Maqedoni.

Suzana Tuneva Paunovska, sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit shprehu falënderimet ndaj EVN, vullnetarëve të Kryqit të Kuq dhe shoqërive humanitare që ishin pjesë e këtij evenimenti.

“EVN është një mbështetës i madh i yni gjatë organizimit të akcionit humanitar „Të ndajmë lumturi“. Festat janë momente të lumturisë, paqes, momente kur kemi dashuri dhe dhurata. Pikërisht me evenimentin e sotëm dëshironim të tregojmë se të gjithë së bashku mund t’i bëjmë festat të bukura për çdonjërin“, tha Paunovska.

Gjatë javës së festave EVN do të bëjë donacion pako me ushqim për Kishën Ortodokse Maqedonase, Bashkësinë Fetare Islame dhe Kishën Katolike, kushtuar familjeve të rrezikuara sociale.