EVN mbështet plotësisht tranzicionin e sektorit energjetik dhe zbatimin e “Marrëveshjes së Gjelbër” në vend dhe jep kontributin e saj konkret. Por, për të realizuar me sukses këtë proces nuk mjafton të kemi vetëm qëllim, është e nevojshme të kemi dhe plan edhe atë në dy nivele, teknikisht dhe financiarisht, tha Shtefan Peter – Kryetar i Bordit të EVN Maqedoni, në konferencën “Hartimi i së ardhmes energjetike – 2021” e cila u mbajt sot në Shkup.
Tema kryesore e konferencës është zbatimi i “Marrëveshjes së Gjelbër” të Bashkimit Evropian, e cila parashikon që deri në vitin 2050 e gjithë energjia të vijë nga burime të rinovueshme.
Në panelin e dedikuar ndaj “Qasjes gjithëpërfshirëse ndaj tranzicionit në energji të pastër”, Peter tha se nëse duam të arrijmë këtë qëllim dhe të zbatojmë hapat për tranzicionin e sistemit energjetik në parimet e “Marrëveshjes së Gjelbër”, përveç planit të saktë teknik dhe financiar, është e nevojshme edhe përgatitja e rrjetit, që është më shumë se 100 vjeç i vjetër dhe nuk ka mundësi për dykahësi, në mënyrë që energjia vetëm shpërndahet tek konsumatorët, por të njejtit nuk mund ta kthejnë dhe të shesin tepricën e krijuar.
Ndër të tjera, në fjalimin e tij, Peter theksoi: “Tranzicioni në energji të fituar nga uji, Dielli dhe era është proces i rëndësishëm, i cili kërkon burime serioze financiare dhe duhet të fillojmë menjëherë të punojmë për informimin e duhur për të gjitha aspektet e këtij procesi kompleks, sepse të gjithë do të paguajmë çmimin për realizimin e tij. Në të njëjtën kohë, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje krijimit të një sistemi që do të bazohet në energji të balancuar, sepse kemi nevojë për qëndrueshmëri të vazhdueshme. Domethënë, më pëlqen të gatuaj dhe të shikoj TV edhe kur era nuk fryn, dhe për këtë duhet të sigurohen burime të balancuara të energjisë.”
Duke pasur parasysh përvojën e EVN në më shumë vende, kompania tashmë ka zbatuar disa projekte që kanë krijuar parakushte solide për këtë tranzicion të madh. Kompania po punon për ndërgjegjësimin në lidhje me efikasitetin energjetik dhe është një nga kompanitë e para që krijoi infrastrukturë për përdorim më të madh të automjeteve elektrike në vend. EVN ndërtoi një sistem nga 50 mbushës elektrikë, të cilët mundësojnë elektromobilitet më të madh në vend.
Përveç z. Peter, në panelin e titulluar “Qasje gjithëpërfshirëse për tranzicionin në energji të pastër” foli edhe drejtori gjeneral i “ESM” Vasko Kovaçevski i cili prezantoi projekte për përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme që do të kontribuojnë në përmbushjen e kritereve të “Marrëveshjes së Gjelbër” ” dhe në një afat të gjatë do t’i sigurojë vendit pavarësinë energjetike.
Drejtori i MEPSO foli për projektet e zbatuara dhe të planifikuara në fushën e infrastrukturës së tensionit të lartë tranzit dhe lidhjen me vendet fqinje, me qëllim të ndërtimit të një numri më të madh të korridoreve të energjisë.