Zyrat e pranimit dhe Info Qendra e EVN nuk do të punojnë gjatë periudhës përderisa janë në fuqi masat e jashtëzakonshme për mbrojtje nga korona virusi. Do të shfrytëzohen kontaktet telefonike dhe elektronike të kompanisë.
Në funksion të pengimit të përhapjes së koronavirusit dhe në përputhje me masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë, EVN ndërmori masa shtesë për mbrojtje të konsumatorëve dhe punonjësve. Përderisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, nuk do të punojnë zyrat e pranimit në të gjitha Qendrat Energo të Konsumatorëve të EVN si dhe Info Qendra në Shkup. Konsumatorët gjatë kësaj periudhe duhet t’i shfrytëzojnë onlajn shërbimet e EVN dhe në raste urgjente t’i shfrytëzojnë kontakt telefonët të çdo Qendre Energo të Konsumatorëve. Në portalin www.evnonline.mk, konsumatorët mund të regjistrohen për faturë elektronike dhe shpejtë të paguajnë fatura pa nevojë për regjistrim. Me anë të regjistrimit të profilit janë në dispozicion edhe shërbimet: kontrollë dhe pagesë e borxheve, shkarkim i kopjeve të faturave të 12 muajve të fundit, pasqyrim i historisë së të gjithë pagesave të realizuara përmes profilit të përdoruesit dhe kërkesë për vërtetim të pagesës së suksesshme.
Gjatë periudhës përderisa vlejnë masat e jashtëzakonshme, nuk do të realizohen kyçje të reja në rrjet përveç atyre që patjetër duhet të realizohen. Nuk do të lexohen pikat e matjes (orëmatësit) së paku një muaj, prandaj konsumatorët do të pranojnë fatura me vlera të supozuara, ngjashëm me periudhën verore (mesatarja e konsumit të 12 muajve të fundit). Pas përfundimit të krizës, me anë të leximit të sërishëm do të barazohen dallimet eventuale të konsumit.
Funkcionimi i EVN i takon interesit kombëtar, mundësimi i furnizimit të papenguar me energji elektrike si dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së nevojshme dhe servisimi i shërbimeve të nevojshme të konsumatorëve. Prandaj të gjitha masat në këtë moment janë të drejtuara kah funkcionimi i papenguar i ekipeve të EVN, kah mbrojtja e konsumatorëve dhe punonjësve nga përhapja e korona virusit.
I lusim konsumatorët që këto masa dhe rekomandime t’i kuptojnë si kontribuim i përbashkët për mbrojtje të shëndetit. E gjithë kjo është e pashmangshme me qëllim që të kemi shëndet të mirë dhe së bashku ta tejkalojmë këtë gjendje.