EVN, pioner në promovimin e mësimit dixhital të arsimimit dual

EVN e promovoi platformën për mësim dixhital të cilën do ta përdorin nxënësit e EVN klasave në Shkup dhe Gostivar. Ky lloj mësimi për herë të parë bëhet pjesë e arsimimit dual dhe do ta ngrit nivelin e arsimimit. Platforma u prezantua para anëtarëve të Aleancës Evropiane për Praktikë, ministrit për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi dhe pjesëmarrësve të tjerë të Seminarit të 4-t Rajonal për edukim të vendeve kandidate.

Marketing

„I falënderohem kompanisë EVN dhe shkollës “Mihajllo Pupin“ për gjithçka kanë bërë për nxënësit, që në kontinuitet kontribuojnë në krijimin e gjeneratave sa më të mira dhe cilësore përmes dhënies së vazhdueshme të mundit në arsim, në motivimin e nxënësve përmes bursave dhe sigurim të mundësive të punësimit, si dhe përmes investimit në kushtet infrastrukturore.” deklaroi ministri për Arsim dhe Shkencë, z. Arbër Ademi.
Sot si rezultat i këtij bashkëpunimi edhe një risi vihet në dispozicion, e-platforma e re për menaxhim të mësimit (Kanvas) e cila është e pranuar në në nivel botëror dhe e cila e përparon mjedisin dixhital të mësimit, shtoi ministri Ademi.

Sistemi i menaxhimit të mësimit (Canvas) është i parashikuar që t’ju ndihmojë arsimtarëve të sjellin risi në mësim, ndërsa nxënësve që të arrijnë rezultate më të mira. Me këtë sistem mundësohet arsimim më efikas dhe më efektiv, gjë që është mjaft tërheqëse për nxënësit.

„Ishim të parët që guximshëm ju qasëm promovimit të arsimimit dual dhe tani jemi të parët në përfshirjen e teknologjive bashkëkohore në edukimin e nxënësve tonë.“, deklaroi gjatë promovimit kryetari i Bordit Drejtues të EVN, z. Shtefan Peter.
„Qëllimi ynë është që standardet Evropiane për edukim, të bëhen pjesë e arsimimit maqedonas. Jemi të lumtur që do të ju mundësojmë të rinjëve t’i kenë kushtet më të mira për edukim, zhvillim dhe punësim. Shpresoj që edhe të tjerët ta ndjekin shembullin me anë të së cilit bota dixhitale do të shndërrohet në pjesë të pandashme të procesit arsimor.“ shtoi z. Peter.

Platforma për menaxhim të mësimit është krijuar me qëllim të rritjes së mundësive të arsimtarëve dhe përfshirje më të madhe të nxënësve, me çka ju mundësohet bazë për zhvillim të mëtejmë të pavarur, një qasje që e kanë institucionet nëpër botë.
Arsimimi dixhital është pjesë e platformës „20-20-20“ përmes së cilës EVN, në shkollat elektroteknike në Shkup dhe Gostivar formoi kabinete dhe qendra trajnimi për edukimin e elektro-montuesve dhe elektro-teknikëve të cilët pas përfundimit të shkollimit dhe punës praktike në EVN, do të pranojnë oferta pune nga kompania.