EVN pjesë e stërvitjes “Përgjigja nacionale 2019”

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip u zhvillua stërvitje për menaxhim me katastrofa elementare “Përgjigja nacionale 2019”.

Marketing

Skenari i stërvitjes është, katastrofë natyrore me reshje të mëdha shiu në rajonin e Shtipit, dalje e lumit Bregallnica nga shtrati dhe përmbytje në rrethinë, për shkak të së cilës do të shpallej gjendje krize.

Sipas skenarit, nga vërshimi i lumit ka rënë dhe është dëmtuar largpërçuesi i madh i rrymës, është përmbytur trafo-stacioni distribuues, ndërsa popullata ka mbetur pa energji elektrike. Për sanim të shpejtë të difektit, ekipet e EVN-së ngrejnë një përçues shpejtë të montuar, ndërsa për furnizim të përkohshëm instalojnë një agregat prej 150kVA.

Gjatë menaxhimit me gjendjen e krizës, ekipet gjithashtu përdorin edhe slitë dëbore. Stërvitja përfundon me montim të plotë të trafo-stacionit të ri distribuiv dhe rivendosje të furnizimit normal me energji elektrike.

Në stërvitje morrën pjesë pjestarë të Armatës, MPB-së, Njësisë kundër zjarreve, Qendrës për menaxhim me krizat dhe institucione tjera si dhe ndërmarrje publike, ndërsa EVN është kompania e vetme private e cla për her të parë është ftuar të jet pjesë e një stërvitje të tillë.

EVN-ja mori pjesë me 7 ekipe të elektomonterëve nga njësia e Tensionit të Lartë, KEC “Gjorçe Petov”, KEC “Vasil Gllavinov” dhe KEC “Shtip”.
Një pjesë nga pajisjet e EVN-së e cila ishte përdorur në këtë stërvitje u ekspozua dje në qendrën e Shtipit.